×
  • Extra
  • Extra

    Polici hero shpëton gruan nga zjarri, u hodh nga lartësia bashkë me të

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 9:00

    Është konsideruar heroik veprimi i një polici në Rusi, i cili u hodh nga një lartësi prej 12 metrash për të shpëtuar nga zjarri një grua.


    Ai është 24-vjeçari me emrin Maksim Kravchenko, që sipas një artikulli në metro.co.uk u hodh nga një pallat në Moskë. Edhe pse nuk kishte asgjë të sigurt, ai e mori gruan në krahë dhe u lëshua menjëherë, ku për fat të mirë ra mbi një masiv dëbore.

    Vetëm gruaja ka pësuar disa dëmtime të lehta, por asgjë nuk është serioze për të.

    “Ai e mori gruan, e cila nga kishte ngrirë në vend. Në fillim po e tërhiqte por kur nuk mund ta tërhiqte më, e mori në krahë dhe u hodh bashkë me të pasi nuk kishte rrugëdalje tjetër”, tha një koleg i 24-vjeçarit.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!