Policia në Majami është në kërkim të një gruaje ende të paidentifikuar, e cila dyshojnë se ka droguar një burrë që ka takuar në një lokal nate, të cilin më pas e ka grabitur.
Ata dyshojnë se ajo i ka vjedhur bizhuteritë dhe orët e tij me vlerë 600 mijë dollarë, përfshirë dy Rolex, shkruan NY Post.
Pamjet e gruas që u publikuan nga policia, takoi një burrë natën e 8 majit në një klub. E ka ftuar në banesën e tij, ku kanë mbërritur në të gdhirë, rreth orës 5:30 të mëngjesit, për të “shoqëruar” edhe pak. Por përpara kësaj, ishte koha për të ngrerë një dolli.
Burri në fjalë sapo ka pirë një pije, ka humbur ndjenjat. Policia thotë se atë e kishin droguar… Kur u zgjua rreth mesditës, thirri policinë sepse kuptoi se i ishte hapur kasaforta dhe i kishin zhdukur bizhuteritë.
Në pamjet e publikuara nga policia, gruaja, për të cilën autoritetet besojnë se është në fillim të të 30-ave, u kap me dy gota në dorë. Detektivët thonë se nuk ishte e rastësishme, por se si ajo e bëri atë në mënyrë që ata të mos mund të zbulonin ADN-në e saj. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.