Një policie maqedonase pozoi gjysmë e zhveshur me një uniformë dhe postoi një foto në mediat sociale.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm nisi procedimet disiplinore kundër saj. Edhe pse e paqartë, fotoja tregon shenja policie, një këmishë të zbërthyer dhe një kravatë midis gjoksit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Oficerja e policisë sipas mediave maqedonase, është Violeta Galeva, e cila ishte punësuar në ministri 11 vjet më parë, pra në janar 2009, shkruan A1on.
Ajo punon në Departamentin e Çështjeve të Kufirit dhe Migracionit, pra në sektorin për kontrollin dhe mbështetjen e kufirit, në njësinë për të huajt dhe ripranimin.
“Departamenti për Kontrollin e Brendshëm, Hetimet Kriminale dhe Standardet Profesionale në Ministrinë e Brendshme po vepron për çështjen për të cilën po kërkoni”, tha shkurt Ministria e Brendshme. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.