×
  • Extra
  • Extra

    Pompa e shtrirje në arkivole: Dënimet që jep Indonezia për qytetarët nëse nuk e vendosin maskën

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 14:46

    Dy persona janë fotografuar duke bërë pompa përpara policisë si ndëshkim për mos mbajtjen e maskave mes pandemisë së koronavirusit në Indonezi.


    Imazhi u fotografua të martën në qytetin Banda Aceh, qyteti më i madh në provincën Aceh të Indonezisë.

    Indonezia ka vendosur gjoba të ashpra për shkeljen e ligjeve të saj të koronavirusit – pas masës: maska të detyrueshme në të gjitha vendet publike – me një sërë dënimesh të çuditshme për ata që nuk janë të gatshëm ose të aftë të paguajnë.

    Atyre që thyejnë rregullat u është kërkuar të bëjnë pompa ose shërbim të komunitetit, të tilla si pastrimin e rrugëve.

    Por të tjerë janë detyruar të shtrihen në arkivole për disa orë, ndërsa të tjerët janë detyruar të pastrojnë kanalizimet ose të qëndrojnë në diellin përvëlues për 30 minuta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!