×
  • Extra
  • Extra

    Pornostarja ruse hidhet nga kati i 22-të pasi ndjehej e vetmuar

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 8:02

    Një aktore ruse e filmave për të rritur dhe modele e OnlyFans humbi jetën pasi u hodh nga kati i 22-të i apartamentit ku jetonte.


    29-vjeçarja Kristina Lisina, e njohur me emrin e artit “Kristina the Fox” e ndërmori aktin e rëndë në një zonë rezidenciale në Shën Peterburg.

    Lajmi u dha nga i dashuri i saj Rustam M. i cili gjithashtu iu kërkoi fansave të saj të mbledhin fonde për ta ndihmuar me kostot e funeralit.

    Megjithatë, policia është ende duke hetuar për vdekjen e pornostares, e cila u gjet e pajetë me një monedhë në dorë ku shkruhej “Ti je gjithmonë në zemrën e time”.

    Miq të aktores tregojnë se kohët e fundit ajo dihej e vetmuar dhe kishte treguar se donte të krijonte një familje./A2

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!