Joe Rogan, njeriu i cili prej kohësh ka ngritur zërin fort duke kërkuar që të gjithë të rinjtë të mos marrin vaksinën anti-Covid, ka rezultuar së fundmi pozitiv me virusin.
Mirëpo, sipas tij gjendja shëndetësore është e mirë pasi ka marrë një koktej trajtimesh të paprovuara më parë nga mjekësia.
Në një video në Instagram , prezantuesi 54-vjeçar i Joe Rogan Experience , tha se ndihej “shumë i lodhur” dhe të nesërmen rezultoi pozitiv me Covid.
“Gjatë gjithë natës kam patur ethe, djersitje dhe e dija se çfarë po ndodhte,” u tha Rogan 13.1 milion ndjekësve të tij.
Menjëherë pasi rezultoi pozitiv Rogan mori një ilaç të cilin FDA u kërkon njerëzve të mos ta përdorin.
Ky medikament është një ilaç veterinary i cili heq krimbat dhe është formuluar për tu përdorur te kafshët, kryesisht lopët dhe kuajt, ndërsa ilaçi tjetër është medikamenti i cili përdoret për zhdukjen e morrave të kokës.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave po u bën thirrje njerëzve që të ndalojnë marrjen e këtyre ilaçeve të kafshëve për të luftuar Covid-19, pasi mund të shkaktojnë të vjella, dhimbje barku, çrregullime neurologjike dhe hepatite potencialisht të rënda që kërkojnë shtrimin në spital.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.