Prifti rus Dimitri Smirnov, duke komentuar mbi propozimin turk që Hagia Sophia të kthehet në xhami, thotë se rusët duhet ta kuptojnë se së shpejti ata do të kenë një minare të vendosur në qendër të Kremlinit.
“Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia po vdesin”, thotë Smirnov, i cili udhëheq Komisionin për Familjen e Patriarkanës së Moskës. “Shtetit rus i kanë mbetur vetëm 30 vite jetë”, përveç nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli.Populli rus mund të zhduket plotësisht, thotë ai, ashtu siç ndodhi me Bizantin, i cili ishte qendra e botës, transmeton Reporteri.net.
Vetëm Zoti mund të bëjë një mrekulli dhe të shpëtojë Rusinë, shton Smirov duke thënë se rusët kanë harruar edhe të luten, ata sipas tij vetëm pinë birra.
“Kush po lutet tani, ata vetëm pinë birra dhe peshkojnë, nëse kjo nuk ndryshon, Rusia do të zhduket në një të ardhme të largët”, thotë Smirnov./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.