×
  • Extra
  • Extra

    Ndodh edhe kjo: Prindërit shqiptarë ia lënë vajzës së tyre emrin Dubai

    Reporteri
    17 Shkurt 2022 | 8:38

    Në Dubai janë habitur me emrin e një vajze shqiptare, e cila ka disa ditë që ka lindur.

    Prindërit e kanë quajtur atë Dubai. Kjo ka tërhequr vëmendjen e mediave në vendin e ‘sheikëve’ dhe pasaporta e saj është postuar kudo.

    Sipas një shkrimi të shkurtër të bërë në një nga portalet në Dubai thuhet:

    “Prindërit e foshnjës së porsalindur, ‘Dubai’, e duan Dubain. Ata thonë se Dubai është i bukur dhe vajza e tyre meriton një emër të bukur. Familja shqiptare donte që emri të përfaqësonte të ardhmen dhe fatin, ndaj zgjodhën ‘Dubai’ si emrin e vajzës së tyre”.

    Ky postim ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!