Ndoshta do të mund të ankoheni për shumë gjëra në Festivalin Sunny Hill, por vetëm për mish nuk do të mund të ankoheni.
Një qytetar nga Prishtina, po kujdeset që të gjithë pjesëmarrësit në festivalin Sunny Hill, të hanë mish e suxhuk të pjekur mirë.
Kasapi më i njohur në Prishtinë, Blendi Zymi, ka ndërtuar një skarë gjigante. Skara është e madhë 4 metra.
“Skara ma e madhe n’sheher..400centimetra ose 4metra, qe s’besoni hajde matne edhe e hani naj suxhuk”, ka shkrur Blend Zymi në Facebook.
Festivali Sunny Hill, do të mbahet me 2, 3 dhe 4 gusht, në parkun e Gërmisë në Prishtinë, ndërsa do të marrin pjesë Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi, Elvana Gjata, Ledri Vula, MC Kresha, Kida, Yll Limani e shumë e shumë të tjerë./Reporteri.net./.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.