×
  • Extra
  • Extra

    Produktet farmaceutike në lumenj kërcënojnë shëndetin global

    Reporteri
    15 Shkurt 2022 | 9:00

    Ndotja e lumenjve botërorë nga ilaçet dhe produktet farmaceutike përbën “kërcënim për ambientin dhe shëndetin global”, është thënë në një studim të kryer nga Universitetit i Jorkut.

    Paracetamoli, nikotina, kafeina dhe ilaçet për epilepsi dhe diabet janë vërejtur më së shumti në ambient.

    Lumenjtë në Pakistan, Bolivi dhe Etiopi kanë qenë në mesin e më të ndoturve.

    Lumenjtë në Islandë, Norvegji dhe zonën e Amazonës, kanë qenë në gjendje shumë më të mirë.

    Ndikimi në ambient i shumë komponimeve farmaceutike është ende i panjohur, transmeton REL.

    Megjithatë për disa tashmë dihet se mund të ndikojnë në zhvillimin dhe prodhimin e peshqve dhe shkencëtarët frikësohen se rritja e prezencës së antibiotikëve në lumenj mund të kufizojë efektin e ilaçeve.

    Për studim janë marrë mostra nga 1,000 zona, në më shumë se 100 shtete.

    Në përgjithësi, më shumë se një çerek i 258 lumenjve kanë pasur ata që njihen si “përbërës aktivë farmaceutikë”, në nivele që konsiderohen jo të sigurta për organizma ujorë.

    Në raport është thënë se rritja e prezencës së antibiotikëve në lumenj mund të çojë në zhvillimin e baktereve rezistente, duke dëmtuar kështu efektin e ilaçeve dhe duke kërcënuar shëndetin global.

    Zonat më të ndotura kanë qenë ato të shteteve më të ardhura të ulëta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!