Profesori nga Vushtrria, Lulëzim Paci së fundmi ka marrë mbështetje të madhe pas deklaratës së deputetes së VV-së, Fjolla Ujkanit.
Ky i fundit ka thënë se duke qenë se ajo ka kërkuar falje, ky diskutim duhet të mbyllet, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.
I ftuar në ATV, ai ka ftuar deputeten Fjolla Ujkani që ta hedhin një valle së bashku.
“E kam ftuar publikisht ta bëjmë një “challenge” me personin që më ka kritikuar”, tha profa, duke iu referuar Ujkanit.
Ai gjithashtu u shpreh se e ka bashkëvendase dhe nuk dëshiron ta hedh poshtë.
“10 të Prishtinës nuk i jap për një vushtrrinalike”, u shpreh Lulëzim Paci./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.