×
  • Extra
  • Extra

    Protestuesit serbë në SHBA provokojnë gazetarin e RTK’së me “Kosova është Serbi”, shikoni si u përgjigjet ai live

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 21:37

    Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur gazetarit të RTK-së, Ridvan Berisha, sot në Washington. Por më i pazakontë ka qenë reagimi i tij.


    Derisa Berisha ishte në një lidhje direkte nga Washingtoni, duke realizuar një intervistë para Shtëpisë së Bardhë, disa protestues serbë e provokuan atë me duke brohoritur në anglisht “Kosova është Serbi”.

    E menjëherë gazetari i RTK-së ka reaguar ndaj tyre duke u bërë me dije atyre se Kosova është e pavarur, shkruan Reporteri.net.

    Me pas ai e ka vazhduar intervistën live.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!