×
  • Extra
  • Extra

    Pse femrat kanë këmbë të ftohta gjatë gjithë dimrit? Mënyra si t’i mbani ngrohtë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 21:07

    Është një problem me të cilin të gjithë përballen, por femrat veçanërisht më shumë!

    Gjatë dimrit, të parat ftohen këmbët dhe problemi me to është që qëndrojnë të ftohta për një kohë të gjatë, pavarësisht përpjekjeve për t’i ngrohur.

    Në vend që të harxhoni kohë duke i mbajtur në ujë të ngrohtë për një kohë të caktuar, mund t’i masazhoni pak me vaj peshku; në këtë mënyrë do ngrohen dhe muskujt e ngrirë do çtendosen.

    Përveç ngrohjes, do përfitoni edhe për të relaksuar trupin. Nga ana tjetër, edhe ushqimet ndikojnë në të pasurit e këmbëve të ftohta; sasia e madhe e kafeinës, gjatë ditës, mund të përkeqësojë gjendjen.

    Frutat dhe perimet e freskëta janë këshilla më e mirë, në çdo rast! Kur të keni më tepër kohë, gjatë fundjavave, sigurisht që mund të përdorni edhe ujin e nxehtë me vajra aromatikë.

    Nuk do ngrohni vetëm këmbët, do t’i shërbeni të gjithë trupit dhe do ndiheni më të çlodhur!

    NDOSHTA SEPSE JENI FEMRA?

    Shumica e njerëzve nuk arrijnë ta kuptojnë se qarkullimi i gjakut te femrat është i ndryshëm nga ai i meshkujve. Qarkullimi i gjakut te femrat është i përqendruar rreth organeve të riprodhimit, duke i lënë pjesët e tjera si duart dhe këmbët, më të ftohta, për shkak të reduktimit të gjakut në ato zona.

    Ja ç’këshillojmë ne: Bëni shumë ushtrime fizike që përmirësojnë qarkullimin e gjakut Vishni çorape të ngrohta, por jo shumë të ngushta që të mos pengojnë qarkullimin e gjakut Masazhoni këmbët me zbutës të posaçëm për to çdo ditë, por mos përdorni locion trupi se ai nuk do të funksionojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!