Pse “The Rainforest Company” konsiderohet si “mushkëritë e tokës”?

E vecantë është se ndërmarrësja shqiptare e krijoj këtë kompani për të mbrojtur pyjet e shiut, një vend magjik me jetën e egër që lë pa frymë, larminë e saj bimore, e cila mbron klimën tonë dhe u jep një shtëpi njerëzve të mrekullueshëm që punojnë për për përfitimin e këtij produkti.


Pra prej vitit 2015 vizioni ishte mbrojtja e pyjeve të shiut duke u dhënë banorëve lokalë një nxitje ekonomike për të shitur manaferrat açaí. Në të njëjtën kohë, duke i dhuruar një pjesë të të ardhurave partnerëve të OJQ-ve që operojnë në ripyllëzimin.

Sipas Albanës: Vetëm duke punuar dorë për dore mund të fitojmë betejën kundër ndryshimit të klimës.

E mira është se Kompania Rainforest u siguron këtyre fermerëve në malet e Amazonës një të ardhme të sigurt në mënyrë që ata të mund të i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.

Rrëfimin e saj të jashtëzakonshëm mund ta ndiqni në llinkun më poshtë:

Rrëfim Suksesi” është një emision javor, në të cilin shpalosën rrëfimet frymëzuese të mërgimtarëve prej momentin kur janë larguar nga vendlindja e deri më sot.

Emisioni “Rrëfim Suksesi” shfaqet çdo të diel duke filluar nga ora 18:20, në Kana10.