×
  • Extra
  • Extra

    Psikologia turke: Byreku ndikon negativisht në zhvillimin e trurit

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 9:45

    Psikologia turke, Nejla Avci ka bërë një deklaratë me të cilën i ka çuditur, por edhe frikësuar të gjithë.


    Ajo ka thënë se byreku ndikon negativisht në zhvillimin e trurit. Këtë deklaratë, ajo e ka bërë gjatë seminarit me temë “Mungesë vëmendjeje të çrregullimit hiperaktiv”, shkruan meganews.

    Më tej psikologia turke ka thënë se ushqimet me sheqer të tepërt dhe karbohidrate janë duke ndikuar negativisht në zhvillimin e trurit.

    “Çdo lloj ushqimi si byreku apo bugaçja ndikon në masë të madhe në çrregullimin e hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes. Byreku pengon zhvillimin e trurit. Ndërsa sheqeri me energjinë e tepërt që jep, në mënyrë negative ndikon mbi trurin”, ka shtuar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!