Universiteti hebre në Jerusalem ka zbuluar dhjetëra dorëshkrime të shkencëtarit të famshëm Albert Ajnshtajn. Shumë prej tyre kurrë më parë nuk janë parë nga publiku, transmeton Reporteri.
Më shumë se 100 dokumente të reja u ekspozuan në universitet, me rastin e 140 vjetorit të lindjes së shkencëtarit.
Koleksioni përfshin punën shkencore të fituesit të çmimit Nobel, që asnjëherë nuk është botuar apo hulumtuar.
Dorëshkrimet u dhuruan nga Fondacioni “Crown-Goodman Family” dhe u blenë nga një koleksionist privat në Karolinën e Veriut.
Dorëshkrimet janë vazhdimësi e tekstit të Ajnshatjnit për teorinë e përgjithsme të relativitetit e cila nuk është parë që nga viti 1930. Shkencëtari i famshëm kaloi tri dekada duke u përpjekur të bashkojë forcat e natyrës në një teori.
Koleksioni gjithashtu përmban një letër në të cilën Ajnshtajni thotë se është i shqetësuar për ngritjen e partisë naziste në Gjermani, shkruan Reporteri.net.
Letra iu dërgua birit të tij, Hans Albert në vitin 1935 dhe thotë: “Edhe në Gjermani, gjërat po fillojnë të ndryshojnë ngadalë. Vetëm le të shpresojmë se nuk do të ketë luftë në Evropë”.
Koleksioni i ri përmban më shumë se 80,000 lëndë nga arkivat e Albert Ajnshtajnit, duke përfshirë medalje, diploma dhe fotografi.
Ajnshtajni ishte një nga themeluesit e universitetit dhe dhuroi punime shkencore për krijimin e arkivit Albert Ajnshtajn. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.