Në rrjete sociale po qarkullon një fotografi e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Në këtë fotografi Jashari paraqitet krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim atë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka flokë të gjata dhe të dendura, ndërsa nuk ka fare mjekërr.
Nuk dihet se për çfarë rasti ka pozuar komandanti në këtë fotografi, por ai shihet i veshur me këmishë të bardhë e setër.
Fotografia duket të jetë realizuar nga një profesionist.
Ndryshe, me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.
Ndërsa Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernar Kushner ka deklaruar se po të kishte Çmim Nobel për sakrificë për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.