Mediat koreano-veriore kanë publikuar në orët e fundit një video të testimit të raketës interkontinentale, e cila solli një ditë më parë reagimin e të gjithë komunitetit ndërkombëtar.
Testimi i kësaj rakete të ndaluar, u ndoq nga afër nga lideri Kim Jong Un i cili shfaqet në video porsi një agjent sekret në filmat e James Bond.
Kim duket në gjendje shumë të mirë, i veshur me një xhup lëkure dhe syze aviatorësh, teksa kontrollon lëshimin e raketës.
Raketa interkontinentale arriti të ngjitej në një lartësi prej 6000 km për të rënë më pas në jug të Japonisë. Për Kim, prova ishte tepër e suksesshme dhe shtoi se tashmë Koreja e Veriut është e gatshme të përballet me imperialistët amerikanë.
This is not a parody, that's official video of Kim Jong-un guiding the test launch of Nork Korean missile ? ? pic.twitter.com/1ZSj5OnqTO
— Ankiit Koomar (@AnkiitKoomar) March 25, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.