×
  • Extra
  • Extra

    Publikoi vajzën 14 muajshe në internet – kjo foto u bë ankthi i saj më i keq

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 13:45

    “Gjithçka filloi një vit më parë kur burri im publikoi një fotografi të vajzës sonë 14 mujashe në rrjetin social Imgur – që përdoret për publikimin e fotografive”, nis rrëfimi i një nëne nga Britania e Madhe që përjetoi ferrin pas kësaj fotografie, transmeton Reporteri.net


    Ky është rrëfimi i saj:

    Shumica prej nesh një kohë janë tallur për defekte në disa pjesë të trupit, gjersa tani në kohën e rrjeteve sociale, ky fenomen është edhe më i përhapur. Ose jeni shumë i shëndoshë ose i hollë. Gjinjtë tuaj janë të mëdhenj ose shumë të vegjël. Çfarëdo qoftë ajo, dikush do të ketë një lloj kritike. Në të njëjtën kohë, në po të njëjtat rrjete sociale i gjykojmë prindërit më ashpër sesa kurrë më parë.

    Gjithkush e di se çfarë bën prindi i pakënaqur për të korrigjuar gabimin, dhe për të identifikuar mënyrat në të cilat do të mund t’i bënte gjërat më mirë. Të dyja i kam përjetuar, por të paktën shpresoja se bija ime nuk do t’i përjetonte kaq herët.

    Një foto ku shfaqej vajza ime e pafajshme u publikua në internet një vit më parë, duke u bërë burim i talljeve mes përdoruesve të rrjeteve sociale dhe vajza ime e vogël u bë objektiv për të rritur rejtingun e tyre. Vetëm një foto, ishte e mjaftueshme, pa  ditur asnjë fakt për mua, për familjen time, dhe për ndonjë gjë tjetër, vetëm një foto  e një vajze të “shëndoshë” . Kjo ishte e mjaftueshme që fotoja e vajzës sime të bëhej virale në internet, objektiv i talljes dhe përqeshjeve por edhe simbol i një fenomeni të ri për fëmijët në internet – ofendim për shkak të peshës.

    Gjithçka filloi një vit më parë kur burri im publikoi foton e vajzës sonë 14 muajshe në Imgur – rrjet për publikimin e fotografive. Ai mendoi se e kishte bërë foton private, por në fakt jo.

    Pse fëmija juaj është kaq i trashë? Mos e ushqeni kaq shumë! Është e qartë se është në obezitet – ishin vetëm disa nga komentet ofenduese që bëheshin në drejtim të familjarëve të vajzës. Vajza në fakt ishte e shëndetshme dhe mjekët nuk kishin asnjë ankesë për peshën e saj. Dhe megjithatë ajo u bë virale si një fëmijë i trashë.

    Pastaj, pak ditë më vonë, një mik nga Australia erdhi tek unë për të më thënë që gazetat lokale publikuan foto të fëmijës sim. U ula në një kompjuter  dhe po shkruaja në internet “fëmijë të shëndoshë” dhe e pashë fëmijën tim të publikuar në forume dhe faqe të ndryshme.Për mua shkruanin se  nuk kujdesesha për shëndetin e fëmijës sim. Kjo foto përfundoi madje edhe në një program televiziv të Britanisë së Madhe ku moderatorët shprehnin shqetësime për dorën e vajzës sime.

    Edhe sot rrëqethem kur kujtoj këtë përvojë me vajzën time, por nuk e imagjinoja se njerëzit mund të ishin kaq të këqij, përfundon rrëfimin kjo nënë. /Reporteri.net

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!