Autoritetet në qytetin jugor kinez të Shenzhen thonë se një mostër e marrë në sipërfaqe nga disa krahë pule të ngrirë të importuara nga Brazili ka testuar pozitive për koronavirus.
Krahët e pulës u testuan nga autoritetet lokale shëndetësore si pjesë e kontrollimeve rutinore të importeve të ushqimit.
Qeveria lokale e Shenzhen tha se testet e çdo personi që mund të kishte patur kontakt me ngarkesën e infektuar, si dhe produktet ushqimore të ruajtura pranë tij, kishin dalë negative.
Një ditë më parë, media shtetërore kineze raportoi se koronavirusi ishte gjetur në qytetin lindor të Wuhu në paketimin e karkalecave të ngrira të importuara nga Ekuadori.
Të dy rastet kanë ngritur frikën se dërgesat e kontaminuara ushqimore të importuara nga jashtë mund të shkaktojnë shpërthime të reja të Covid-19.
Autoritetet shëndetësore në Shenzhen thanë që publiku duhej të merrte masa paraprake për të zvogëluar rreziqet e infeksionit nga mishi dhe ushqimet e detit të importuara.
Burimi: https://nypost.com/2020/08/13/china-says-chicken-wings-from-brazil-test-positive-for-coronavirus/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.