×
  • Extra
  • Extra

    Punëtorët e administratës në Ministrinë e Brendshme nuk nisin punën në ora 08:00, aty shihet vetëm një qen endacak

    Reporteri
    07 Shkurt 2022 | 8:44

    Edhe pse parashihet që orari i punës të nis në ora 08:00, siç duket për këtë çështje nuk brengosen shumë punëtorët e administratës në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Të njëjtit nuk janë parë në sportele mëngjesin e sotëm, edhe pse dita e hënë njihet si një prej ditëve më të ngarkuara të javës sa i përket punëve nëpër institucione.

    Pavarësisht kësaj në MPB është parë një “mysafir” më i pazakonshëm, saktësisht një qen endacak.

    I njëjti ka hyrë brenda objektit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, saktësisht aty ku bëhet pajisja me pasaporta, pa e ndaluar askush.

    Pamjet nga “vizita e qenit” në objektin e MPB-së janë publikuar nga ‘Vrojtuesit e Lagjes’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!