Aktakuzë është ngritur kundër një punonjësi 44 vjeçar i cili demoloi me sëpatë një makinë Audi A8 3.0 TDI Quattro, për të cilën ai mendoi se ishte në pronësi të shefit të tij.
Sipas aktakuzës, ai goditi makinën me një sëpatë të gjatë 20 centimetra dhe theu xhamat, çatinë panoramike dhe shkatërroi llamarinën në të gjitha anët e Audisë, duke kryer kështu vepër penale kundër pronës dhe dëmtimin e pronës së dikujt tjetër.
Punëtori rrëfeu menjëherë në polici dhe tha se e bëri atë sepse pronari i kompanisë i kishte borxh disa paga që ai nuk donte t’ia paguante. Por gjatë hetimit, doli që punëtori shkatërroi makinën e gabuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.