Një fans i madh i McDonald’s ka lidhur lidhur veten e tij me zingjirë në derën e restaurantit në Moskë në një përpjekje dëshpëruese për të shmangur mbylljen e tij, shkruan Mirror, përcjell Periskopi.
Një burrë që reportohet të jetë Luka Safronov u xhirua duke inskenuar një protest të fundit pak orë para se të gjitha ‘harqet e arta’ të Rusisë të mbyllen për afat të pacaktuar pas pushtimit që vendi bëri në Ukrainë.
Gjiganti i ushqimit punëson rreth 62.000 njerëz në Rusi dhe njoftoi se pas pushtimit të Ukrainës nga vendi rus, kompania do t’i mbyllë të gjitha 850 degët e saj në Rusi të hënën.
Por Lukas nuk i interesonin të gjitha këto dhe doli në rrugë për të shfaqur një akt të pakënaqësisë.
Ai lidhi veten e tij me zingjirë në derën e një restauranti në përpjekje për të kundërshtuar mbylljen e tij deri në fundin e tij të hidhur.
Qytetari rus zemërthyer raportohet të ketë bërtitur: “Mbyllja është akt armiqësor kundër meje dhe të bashkqytetarëve të mi”.
Ky vendim la shumë njerëz me zemer të thyer sepse ata do mbesin pa ngrën Big Mac ose copëza pule dhe ky vendim vie derisa vendi po përballet me mungesë të Coca-Colas pas vendimit të kompanisë që të pezulloj biznesin e saj në Rusi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.