Një dëm i madh i është shkaktuar fermerit nga Pestova e Vushtrrisë i cili këtë mëngjes është zgjuar me pamjet e tmerrshme të mbytjes së 50 pulave nga qentë endacakë.
Gjatë mbrëmjes së kaluar qentë endacakë që janë një problem i kahmotshëm për këtë pjesë kanë mbytur 50 pula në fermën e familjes Bunjaku në Pestovë.
Fermeri i familjes Bunjaku thotë se dëmi për të si fermë është tejet i madh, dhe se në këtë pjesë nga qentë endacakë po rrezikohen edhe fëmijët. Ai shton se qentë endacakë çdo mbrëmje grumbullohen te kjo pjesë dhe afër shkollës duke paraqitur një rrezik të madh për banorët e të gjitha moshave.
Ai ka apeluar tek organet komunale që të ndërmarrin masa urgjentisht ngase janë në hall me këtë problem, dhe dëmet që po u shkaktohen.
Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalur në vendngjarje për të parë nga afër dëmin e bërë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.