Mund të duket si një ngjarje në filma, por ka ndodhur në të vërtetë në jug të qytetit të Romës, në vendin turistik Sperlonga.
Bëhet fjalë për tre familje me tetë fëmijë që rrymat e detit dhe dallgët e mëdha i tërhoqën qindra metra larg brigjeve. Ata janë shpëtuar nga tre qentë e e trajnuar, labradorët, të cilët i ndihmuan të dalin të sigurt nga uji.
Pushuesit ishin në ujë në dyshekët me ajër dhe dërrasat për “surf”, kur rrymat e detit dhe dallgët e mëdha i tërhoqën larg brigjeve, duke mos pasur gjasa të kthehen të sigurtë në plazh.
Edhe pasi që kërkuan ndihmë, u shpëtuan nga qentë.
Operacioni i shpëtimit ka zgjatur gjysmë ore dhe është parë nga mbi 400 pushues, që në fund duartrokitën dhe përshëndetën qentë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.