×
  • Extra
  • Extra

    Qyteti gjerman ofron 2 javë akomodim falas për të tërhequr banorë të rinj

    Reporteri
    02 Qershor 2025 | 7:48

    Eisenhuttenstadt në Gjermaninë Lindore po ofron qëndrim 14-ditor falas për të inkurajuar njerëzit të zhvendosen atje dhe për të rritur popullsinë, e cila është në rënie prej dekadash.

    Sipas një deklarate të këshillit vendor më 13 maj, kjo iniciativë e quajtur “Make Plans Now” synon udhëtarët që udhëtojnë për në punë, punëtorët e kualifikuar dhe të vetëpunësuarit që kërkojnë një ndryshim në stilin e jetesës, raporton CNN.

    Pjesëmarrësit do të qëndrojnë falas nga 6 deri më 20 shtator në apartamente të mobiluara në qendër të qytetit, dhe gjatë kësaj kohe do të kenë mundësi të njihen me jetën dhe punën në qytet përmes aktiviteteve të organizuara si turne, vizita e shëtitje.

    Këshilli vendor ka deklaruar se do të ndihmojë pjesëmarrësit të eksplorojnë mundësi për qëndrim të përhershëm, përfshirë stazhe, vëzhgim pune dhe intervista me biznese lokale.

    Ndryshe, i themeluar në vitin 1950 si qyteti i parë i planifikuar nën regjimin socialist të ish-Gjermanisë Lindore dhe i njohur fillimisht si Stalinstadt, Eisenhuttenstadt dikur kishte mbi 50 mijë banorë.

    Sot, popullsia ka rënë në rreth 24 mijë. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!