Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se është fans i këngëtarit Don Xhoni.
Ai në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se i pëlqejnë këngët e Don Xhonit dhe se i dëgjon ato.
“Doni Xhoni është një djalë i ri që është rritur në Drenas dhe që ka suksese të jashtëzakonshme. Jo aifans i imi, por unë jam fans i tij. Unë e du, e përcjelli dhe domethënë e përkrahi në çdo drejtim. Jo vetëm këta por të gjithë djem e vajza që janë aktiv në të gjitha drejtimet i përkrahi. Më pëlqejnë këngët sepse djali e ka atë drejtimin e vet për të cilin është bërë edhe shumë i famshëm”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.