×
  • Extra
  • Extra

    Raporti Botëror i Lumturisë: Kosovarët më të lumturit në rajon

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 9:34

    Vendet skandinave vazhdojnë të mbeten në krye të listës, duke mbajtur 3 vendet e para të Raportit Botëror të Lumturisë në vitin 2020.


    Edhe pse 2020 ishte viti i pandemisë dhe izolimit total, në shumicën e vendeve pikëzimi për lumturinë nuk ka ndryshuar. Finlanda kryeson listën si vendi më i lumtur në botë.

    Pas saj vijnë Zvicra dhe Danimarka që bashkë me Finlandën u emëruan si tre vendet më të lumtura të botës në studimin që bazohet në sondazhet nga Gallup si dhe treguesit e zhvillimit. Më pas renditen Islanda, Holanda,  Norvegjia, Suedia, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.

    Shqipëria gjendet e renditur në venin e 63, kurse Kosova është në vend të 33, duke qenë vendi më i lumtur në rajon. Sa u takon vendeve të tjera, Serbia renditet në vend të 48, Maqedonia e Veriut 94 dhe Mali i Zi në vend të 72.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!