×
  • Extra
  • Extra

    Reagoi keq se e quajtën të shëndoshë, vritet me plumb në fytyrë

    Reporteri
    06 Shtator 2020 | 10:36

    Amanda Nunes, një grua 30-vjeçare ne Belford Roxo të Brazilit, shkoi për të blerë diçka në një tezgë ushqimi por asgjë nuk shkoi siç pritej.


    30-vjeçarja e cila nga fotot duket të ketë një gjoks të madh, është tallur nga një çift dhe vajza e tyre tek vendi ku shkoi për të blerë ushqim.

    Teksa Amanda dëgjon talljet për peshën e saj, shkon për të debatuar e revoltuar me familjen të cilët e kishin vënë nën shënjestër.

    Burri ngrihet dhe e qëlllon më shpullë, e pasi sherri degradon nxorri armën dhe e qëlloi atë në fytyrë duke i marrë jetën 30 vjeçares, raportojnë mediat vendase duke shtuar se autoritetet po punojnë për hetimin e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!