Mbretëresha Elizabeth, u kthye në sediljen e shoferit, vetëm disa ditë pasi u urdhërua nga mjekët, të pushonte për shkak të shqetësimeve të saj të fundit shëndetësore.
Monarkja 95-vjeçare, e cila u detyrua të anulonte një sërë ngjarjesh mbretërore pasi u shtrua në spital për një problem shëndetësor të paspecifikuar, u pa duke drejtuar Jaguar-in e gjelbër rreth pronës së saj në Windsor të hënën.
E veshur me syze dielli dhe një shami, Madhëria e Saj dukej se ishte në gjendje të mirë mbi timon, ndërsa ngiste e vetme.
Mbretëresha më jetëgjatë në botë ngjalli shqetësime për shëndetin e saj kur u zbulua se kaloi natën e 20 tetorit në një spital në Londër për analiza. Buckingham Palace nuk ka zbuluar se çfarë po e mundon atë, duke theksuar se nuk është COVID-19.
Pallati të premten tha se mjekët urdhëruan Mbretëreshën të pushonte të paktën edhe dy javë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.