×
  • Extra
  • Extra

    “Refuzova të shkoj në dasmën e motrës time” – Motra tjetër tregon pse nuk ia vlejti të merrte pjesë në dasmë

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 18:54

    Një grua ka zbuluar se si ajo nuk pranoi të shkonte në dasmën e motrës së saj, pasi asaj në total po i kushtonte 800 funte.


    Gruaja e cila zgjodhi të fliste në kushte anonimati, tregoi se motra e saj fillimisht kishte bërë ftesat për një dasmë të vogël, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Por, ajo vazhdon tutje duke treguar se më pas motra e saj e ndryshoi planin, ku ndërroi vendin ku do të mbahej dasma, duke e çuar më larg dhe i detyroi të ftuarit të qëndronin në hotel luksoz, gjithmonë duke paguar vet ata.

    Duke treguar për “Reddit“, ajo thotë se gjithçka në atë dasmë po realizoj tejet bukur, por që ishte shumë e shtrenjtë.

    “Burri im dhe unë nuk mund t’ia lejojmë vetes, është një shpenzim i madh. Motra ime tha se ishim duke qenë të paarsyeshëm”, vazhdon tregimin e motra.

    Ajo vazhdoi duke më thënë: Është dasma ime dhe ndodh një herë në jetë, dhe unë duhet të bëj gjithçka që të jem pjesë e saj.

    Por, që gruaja në fjalë tregon se ajo nuk mori pjesë duke qenë se kishte shpenzime të mëdha, si shkollat e fëmijëve, shtëpinë e shumëçka tjetër.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!