Anipse para disa vitesh ata nuk kishin fare raporte të mira ndërmjet tyre, madje sa ishin pjesë e disa grupeve muzikore ata edhe ishin rrahur ndërmjet vete, ata sot kanë një raport të mirë miqësor, transmeton Reporteri.net.
Bëhet fjalë për reperin nga Shqipëria i njohur për publikun shqiptar si Noizy si dhe reperin nga Kosova, Ledri Vula, të cilët kishin pasur më herët konfikte.
Ndryshe nga ato ditë, ata sot gëzojnë një miqësi të jashtëzakonshme, e një miqësi të tillë e ka reperi shqiptar, Noizy edhe me nënën e mikut të tij, Xheraldina Vula.
Gjersa ishte i ftuar në “N’majë t’gjuhës”, që në hapje të bisedës, artisti tregoi se po i pëlqente aq shumë studioja sa do të jetonte aty por me një kusht.
“Sa bukur gjithçka. Këtu në këtë studio kisha jetu. Por pa qera të lutem”
E, Xheri i tha se mundet të ia lëshoj atë pa qera, siç thotë “si tek nëna jote”
“Pa qera, pa qera, si tek nëna jote”, tha ajo.
Ndryshe dy reperet kanë sjellur shumë bashkëpunime bashkë./Reporteri.net./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.