×
  • Extra
  • Extra

    Ridvan Berisha: Unë e kam idol kryeministrin Kurti

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 21:19

    Ish-gazetari i Radiotelevizionit të Kosovës, Ridvan Berisha ka thënë se e ka idol kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


    Ai i ftuar në emisinin ‘Natë vere”, në T7 e nisi emisionin duke e shikuar përbërjen e pijes që i ishte servuar.

    Berisha tha se po e bën sikur kryeministri Kurti që e shikon se çfarë përmban pija.

    Madje atij i pëlqeu një përbërës i saj, që ishte kanella.

    “Po ja bëj si kryeministri. Çka përmban kjo pije? Paska kanellë. Hetem Ramdani ka thënë se është shumë e mirë kanella. Unë po ja bëjë si kryeministri se e kam idol. Madje e kam idol para se të lindte”, tha ai duke qeshur.

    Ai në këtë emision ka sqaruar se deklarata e tij se nuk do ta thërras kurrë në emision kryeministrin Kurti ka qenë shaka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!