Iu deshën mbi 220 vjet, por një urdhër murgjish në Belgjikë, prodhues i një birre mesjetare që tërhoqi vëmendje të madhe në vitet ‘50, ka nisur ta krijojë atë sërish siç ishte në formën origjinale, pasi zbuloi në arkivat e tij përbërësit dhe metodat fillestare.
Për belgët, adhurues të birrës, ky ishte një lajm i mirë. Kreu i abacisë, at Karel Stautemas, e bëri njoftimin përpara kryetarit të Bashkisë së Grimbergen dhe 120 gazetarësh e entuziastësh.
Ai e rrëkëlleu vetë gotën e parë duke thënë se kjo birrë përbënte pikën kulmore të një kërkimi 4-vjeçar mbi metodat e përdorura nga murgjit e vjetër të manastirit Norbertine, përpara se ai të digjej nga revolucionarët francezë në 1798.
Edhe pse godina më vonë u rindërtua, mendohej se punishtja e saj e birrës dhe sidomos recetat e saj, kishin humbur një herë e përgjithmonë, transmeton TCH.
Stautemas e pranoi sidoqoftë se ndoshta është mirë që birra e porsaardhur me 10.8% alkool, të mos konsumohet në sasi të mëdha. Një deri në deri në dy gota mjaftojnë, u shpreh ai.
Dorëshkrimet e vjetra me recetat ishin ruajtur falë shkathtësisë së disa murgjve, që kishin arritur të nxirrnin rreth 300 libra nga biblioteka e Abacisë, përpara se ajo të përfshihej nga flakët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.