Një kopsht zoologjik çek ka mirëpritur një rinoqeront që është pagëzuar me emrin e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, për nder të rezistencës së vendit ndaj forcave pushtuese ruse.
Rinoqeronti lindi më 4 mars në kopshtin zoologjik Dvur Kralove.
“Emri është një tjetër shprehje e mbështetjes sonë për heronjtë ukrainas”, tha drejtori i kopshtit zoologjik, Premysl Rabas për mediat e huaja, përcjell People.
Kopshti zoologjik shtoi se rinoqeronti është në kujdesin më të mirë të mundshëm, po ashtu, nëna e tij është në gjendje të mirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.