×
  • Extra
  • Extra

    Rrëfehet pacientja e infektuar me Covid që u fotografua nudo në spital: Më thanë të zhvishesha

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 17:14

    Fotografia e vajzës nga Beogradi që ishte e zhveshur në spital ku po trajtohet për Covidin, ka bërë xhiron e rrjetit.


    Anastasia M u fotografua vetëm me të brendshme në një dhomë të spitalit Arena. Këtë e ka shpjeguar duke thënë se duhet të bënte EKG, ndaj i kishin thënë që të hiqte rrobat.

    “Ata e bënë foton pas pritjes në Arena, ku më thanë të hiqja rrobat për të bërë EKG. A duhet të shikoj përreth për të parë nëse ka një aparat fotografik apo një kamera ndërsa unë kam një temperaturë të lartë, çdo kockë në trupin tim dhemb dhe kam inflamacion të të dy mushkërive”, tha Anastasia M për Kurir, e cila lejoi që të botohej fotoja e saj, por jo mbiemri.

    Ajo tregon se veprimi i turpshëm ndaj saj rrezikon të drejtat e saj njerëzore dhe jetën. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Nënkryetari i Komunës së Beogradit, Goran Vesic, i cili në një deklaratë konfirmoi se fotografia ishte bërë në spitalin Arena dhe kërkoi një hetim urgjent për kërcënimin skandaloz të privatësisë dhe dëmtimit të integritetit personal.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!