×
  • Extra
  • Extra

    Rrëfimi emocionues i tre egjiptianëve që luftuan si ushtarë të UÇK-së

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 14:36

    Muharrem Sadrija, Din Sadrija e Arben Tetaj po shkojnë të nderojnë lapidarin e të rënëve në fshatin Maznik të Deçanit.


    Të tre po kujtojnë komandantin e bashkëluftohet e tyre që ranë në emër të lirisë.

    Këtu u vendosën edhe lule për Agim Selmanaj, Luan Nimanaj, Shkelzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj e Hasim Halilaj.

    Muharrem Sadrija nga komuniteti egjiptian shërbeu në Zonën Operative të Dukagjinit, Brigada 131 “Jusuf Gërvalla”.

    Për të, uniforma e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është nderi i jetës së tij.

    Sadrija rrëfen momentin më të vështirë që përjetoi gjatë kohës kur shërbente si ushtar në Zonën Operative të Dukagjinit.

    Ish ushtari i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” në mes lotësh tregon mesazhin që do ja përcjell fëmijëve të tij, e që padyshim lidhet me UÇK-në.

    Në kohën kur Sadrija luftontë në këto male kundër okupatorit serb dikush tjetër priste me padurim të vishte uniformën e UÇK-së.

    Është ky vëllai i vogël i Muharremit, Dini.

     

    Sadrija tutje thekson që edhe pas çlirimit të Kosovës vazhdoi të jetë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, TMK-së.

    Por këta nuk kishin të vetmit nga komuniteti egjiptian që morën armët në duar e dolën të mbrojnë   civilët e kufijtë e Kosovës.

    Arben Tetaj nga fshati Pozhar i Deçanit, i cili shërbeu poashtu në Zonën e Dukagjinit thotë që në luftë u nis vetëm me një qëllim bashkë me 4 vëllezërit.

    Tetaj tregon që mesazhin për të mbrojtur atdheun e mori nga pridërit e tij qysh në fëmijëri.

    Ai e ngrit në piedestal luftën e UÇK-së e idalin për liri që kishin ushtarët.

    Për të tre këta ish ushtarë, UÇK mbetet krenaria që do e kujtojnë e do i përmendin  tërë jetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!