×
  • Extra
  • Extra

    Rrëfimi i 28-vjeçarit nga Shëngjini: Gruaja kosovare më la me një SMS nga Austria, vajzën se kam parë gati që tri vite

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 15:29

    Një e qeshur fëmije, një kala në rërë dhe balonat që fluturojnë në ajër buzë detit për shumëkënd është një panoramë relaksuese, por për Armandin jo. Prej gushtit të 2018, kur e prezantoi të bijën me vendlindjen e tij Shëngjinin, ai nuk e pa më.


    Fëmija po përdoret si mjet shantazhi nga ish-bashkëshortja e tij kosovare me banim në Austri, që ai të paraqitet në gjyq për të përfunduar procedurat e divorcit dhe ajo të vijojë jetën me partnerin e ri të saj, me të cilin ka edhe një fëmijë.

    Historia e tij me vajzën nga Kosova me banim në Austri nisi pikërisht në bregdet, aty ku ajo vetëm 17 vjeçe u dashurua me Armandin. Ata do të mbanin një lidhje në distancë për shumë muaj e më pas do ta kurorëzonin në Austri dashurinë e tyre. Por pas 5 vitesh njohje dhe 1 vit e gjysmë martese çifti u nda.

    Sot 28-vjeçari ndihet i pashpresë dhe kërkon një orientim ligjor dhe juridik për të përfituar të drejtat e tij si baba mbi vajzën e tij.

    Rrëfimi i Armandit:
    E kam njohur në plazh. Ajo kishte ardhur me pushime në Shëngjin, aty ku unë banoj. Pasi u njohëm, folëm në rrjetet sociale dhe më pasi u fejuam. Familja e saj me priti shumë mirë. Jetoja 3 muaj atje, 3 muaj në Shqipëri. Mosmarrëveshjet nisën, pasi lindi vajza. Shtatzëninë e saj mezi e kam pritur. Doja të bëhesha baba megjithëse isha 22 vjeç. Tani vajza është 5 vjeç. Kam që në 26 gusht të 2018 që nuk e shikoj.

    Konfliktet ishin të vogla. Mosmarrëveshje si çdo çift. Jemi celebruar në Austri. Nuk kam bere njohje martese këtu në Shqipëri. Unë rrija 3 muaj në Shqipëri, 3 maj në Austri. S’e bëmë dot bashkimin familjar, sepse ligji thoshte se partnerja duhej te ishte mbi 21 vjeç. Kur mbushi ajo moshën, ne u ndamë.

    Ajo erdhi në Shqipëri për pushime. Qëndroi me mua. Shkuam dhe në Theth. Pasi iku në Austri më çoi një mesazh, më tha s’kemi më punë bashkë. E mora ta sqaroja. Nuk ma hapte telefonin. Mora vesh që ajo kishte nisur një njohje tjetër. Më tha vajzën s’ke për ta njohur më. Familjarët e saj më thanë që ajo ka nisur një marrëdhënie tjetër. Ai djali kishte tentuar ta marrë nuse më parë, por familja nuk e dha. Procesi i divorcit ka nisur në Austri. Unë nuk jam paraqitur asnjëherë. Më thanë se kam të drejtë ta takoj vajzën në fundjavë. Më kanë vendosur një tarifë 50 ose 70 euro./ BË

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!