×
  • Extra
  • Extra

    Rrënqethëse: Vdekja e infermieres në Bejrut përlot botën, i fejuari vishet dhëndër në varrimin e saj

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 17:25

    Sahar Fares 27-vjeçare, pjesë e ekipit të ndihmës së shpejtë, ka qenë një nga 145 viktimat që kanë humbur jetën në shpërthimin gjigand në portin e Bejrutit.


    Ajo po planifikonte dasmën e saj në fundjavë, por ditën kur do martohej, u varros nga të afërmit e saj. Vdekja e Saharës ka përlotur të gjithë botën. Ditën e varrimit ndodhej në bandë muzikore që luante për të, familja hidhte orizin dhe petalet e lileve, kurse i fejuari i saj Gilbert Karaan, i veshur si dhëndër, ishte ulur mbi supet e një të afërmi dhe qante mbi arkivol duke i dhënë lamtumirën e fundit.

    “Gjithçka që dëshirove do bëhet, por vetëm ti nuk do jesh me vello të bardhë. Më është thyer zemra, dashuria ime. Jeta nuk ka më kuptim që kur ti ike”, shkroi i fejuari i 27-vjeçares.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!