×
  • Extra
  • Extra

    Rrëshqiti nga ballkoni dhe i ngeci këmba në litarët ku i thante rrobat, zjarrfikësit kinezë shpëtojnë të moshuarën

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 23:19

    Zjarrfikësit kanë arritur ta shpëtojnë një 82-vjeçare, e cila kishte rrëshqitur dhe kishte përfunduar jashtë rrethojës së ballkonit e varur në litarët ku i thante rrobat.

    Gruaja e moshuar qëndroi e varur me kokë poshtë e këmbët lart, në ballkonin e katit të 19-të të apartamentit të saj në Yangzhou të provincës kineze Jiangsu.

    Këmba e saj ishte lidhur në litarët ku i thante rrobat, kështu ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit u detyruan të zbresin një kat më poshtë për ta futur brenda.

    Për fat të mirë gjithçka ka kaluar pa ndonjë problem.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!