×
  • Extra
  • Extra

    Sa mund ta shkurtojë jetëgjatësinë alkooli

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 9:09

    Një studim i ri po ripërcakton atë që mendohej se dihej për alkoolin dhe shëndetin. Konsumi i alkoolit – rregullisht ose jo – ka treguar se shkurton jetëgjatësinë dhe rrit rrezikun për kancer. Në studimin e publikuar në Revistën për Studime mbi Alkoolin dhe Drogën thuhet se edhe sasia e vogël e alkoolit mund të jetë e dëmshme.

    Studiuesi Tim Stockwell ka thënë se edhe pirja e dy pijeve alkoolike në javë mund të shkurtojë për disa ditë jetëgjatësinë, derisa konsumi i rregullt mund të kushtojë me vjet.

    Ky studim sfidon atë që është thënë më herët se pirja e moderuar e alkoolit, sidomos verës, mund të jetë e mirë për zemrën ose jetëgjatësinë, shkroi DailyMail.

    Sipas Stockwellit, 7 pije në javë mund t’u kushtojë me 2.5 muaj jetë, e 35 pije në javë me 2 vjet të jetëgjatësisë.

    Po ashtu, studimi përcakton qartë se alkooli ka rol në shkaktimin e kancerit. Edhe nëse pini alkool në nivel të moderuar, apo një pije në ditë, studimi thotë se çon se 17 për qind rrezik më të lartë për kancer të zorrëve.

    Ekspertët bëjnë thirrje që të rimendohet konsumi i alkoolit, posaçërisht për burrat mbi 40 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!