Nga nisja e pandemisë kanë qenë të shumëllojshme maskat e krijuara për mbrojtje nga koronavirusi. Madje kompanitë e modës kanë shkuar me tej duke prodhuar maska antimikrobike. Por a janë efektive këto maska?
Në përballje me pandeminë globale, markat e modës dhe veshjeve sportive kanë përshtatur linjat e tyre duke krijuar maska për fytyrën, të zbukuruara me logo.
Ndërsa disa shtëpi mode kanë shkuar një hap më tej dhe po tregtojnë disa produkte të reja që pretendojnë se pengojnë rritjen e mikroorganizmave si bakteret dhe ose zvogëlojnë aktivitetin viral.
Por a mundet në fakt që këto maska antimikrobike të sigurojnë mbrojtje shtesë gjatë një pandemie?
Ekspertja e kërkimit, Amy Price, njëkohësisht këshilltare e OBSH’së, shprehet se pa prova të shëndosha shkencore nga markat, është e vështirë të vlerësosh nëse maskat antimikrobike mund të mbrojnë nga koronavirusi i ri.
“Nganjëherë pretendimet bëhen, por nuk ka testime nëse maskat aktuale kanë efekt ndaj virusit aktual,” tha ajo gjatë një thirrje me video konferencë.
Disa kompani theksojnë se kanë testuar produktet e tyre me SARS-CoV-2, por nuk ka verifikime në mënyrë të pavarur për këto pretendime.
Ndërsa disa marka të tjera nuk kanë zbuluar se mbi cilat viruse janë testuar produktet e tyre.
Deri më tani nga të dhënat e OBSH konfirmohet se maskat artizanale mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së Covid-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.