×
  • Extra
  • Extra

    Sa shpesh duhen pastruar peshqirët?

    Reporteri
    17 Janar 2025 | 11:03

    Peshqirët që përdoren për të fshirë trupin pas dushit, janë një terren ideal për mikroorganizma.

    Shumë njerëz i fusin ata në makinën e larjes një herë në javë, por studimet kanë treguar se një e treta e njerëzve i pastron vetëm një herë në muaj dhe disa madje një herë në vit.

    BBC ka shkruar se peshqirët mund të kontaminohen me baktere që gjenden në lëkurën tonë dhe gjithashtu ato që janë në ajër, si dhe mikroorganizma nga uji i përdorur për larjen.
    Në disa vende, si Japonia, përdoret uji i mbetur nga dushi për t’i larë peshqirët, gjë që mund të transferojë bakteret te ta.

    Po ashtu, çdo herë që lëshohet uji në tualet, bakteret mund të kalojnë te peshqirët e vendosur pranë. Me kalimin e kohës, këta mikroorganizma mund të formojnë shtersa në peshqirë, duke i bërë ata të duken më të zbehtë. Por, ndonëse sasia dhe llojet e baktereve varen nga zakonet e pastrimit, pyetja është se sa të shqetësuar duhet të jemi?

    Elizabeth Scott, profesoreshë në Universitetin Simmons, ka theksuar se mikroorganizmat që jetojnë në peshqirë janë ato që janë gjithashtu të zakonshme në mjedis dhe lëkurë, si baktere Staphylococcus dhe Escherichia coli, që janë të zakonshme edhe në zorrë.

    “Disa nga këto baktere mund të bëhen patogjenë dhe të shkaktojnë sëmundje nëse futen në trup përmes plagëve”, ka thënë Scott.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!