Humbja e kilogramëve të padëshiruar shpesh kthehet në sfidë. Në vend që të ndalni çokollatën apo të reduktoni sasinë e karbohidrateve, profesori britanik Franklin Joseph këshillon që çelësi i një diete të suksesshme ka të bëjë në fakt me gjërat që pini.
Pra, lëngje të gazuara, lëngje frutash, kafe me qumësht apo edhe të ashtuquajturat “smoothie të shëndetshme”. Ato kanë sheqer dhe kalori që ndikojnë direkt në peshën tuaj.
Me një gotë lëng portokalli apo një latte në mëngjes ju merrni 600 kalori, akoma pa konsumuar drekën. Dhe sërish do ndjeni uri sepse trupi nuk i “regjistron” ato kalori njësoj si me ushqimin.
Kafeja dhe çaji kanë më pak kalori, por patjetër edhe ato futen në këtë kategori nëse merren në sasi të mëdha përgjatë ditës.
Joseph sugjeron që të konsumoni më së shumti ujë, kafe me pak sheqer ose shqeto dhe çajra bimorë.
“Mos rrini pa konsumuar vaktet thelbësore dhe kështu do arrini rezultatet që doni”, shprehet ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.