×
  • Extra
  • Extra

    Shahisti 16-vjeçar nga India mposht numrin një në botë, Magnus Carlsen

    Reporteri
    23 Shkurt 2022 | 16:03

    Shahisti 16-vjeçar nga India, Rameshbabu Praggnanandhaa mposhti shahistin numër nje në botë, Magnus Carlsen në një turne.

    Që në moshën 10-vjeçare, ai kishte marrë titullin “mjeshtër”, duke thyer rekord në këtë sferë, ndërsa u përball me norvegjezin Carlsen, numër 1 në renditjen botërore, në një turne online Kampionati Meltwater me shpërblim prej 1.5 milionë dollarë.

    Sportisti indian i cili në vitin 2018 u bë “mjeshtër i madh”, kundërshtarin 31-vjeçar me 5 kampionate botërore të fituara, e mundi me 39 lëvizje duke arritur një sukses të rëndësishëm.

    Praggnanandhaa u bë sportisti më i ri që ka fituar Carlsen-in që nga viti 2013 kur u bë kampion botëror.

    Sportisti norvegjez, më parë kishte humbur edhe ndaj mjeshtërve të mëdhenj indianë si Viswanathan Anand dhe Pentala Harikrishna.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!