Pandemia i ka ndarë njerëzit në disa grupe. Ata që besojnë në ekzistencën e coronavirusit dhe pjesa tjetër që e mohon. Por vec këtyre janë edhe një grup “ekspertësh” që nxjerrin lloj-lloj teorish konspirative, shkruan Reporteri.net.
Së fundmi në rrjetet sociale po zhvillohet një debat interesant. Ka qytetarë që pretendojnë se coronavirusi është krijuar nga njerëz të fuqishëm dhe që me dhënien e vaksinës njerëzve u vendosen mikroçipa për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave me të cilin do të përcillet çdo lëvizje e tyre.
Një qytetar i Kosovës ka publikuar një video qesharake ku ka ironizuar me personat të cilët besojnë në këto teori konspirative.
Ai ka bërë një video duke e prerë një maskë nga e cila nxjerr shumë gjëra: telefon, kartela, një çip, një lugë druri./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.