×
  • Extra
  • Extra

    Shënohet “Dita Botërore e Ecjes”

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 8:31

    4 Tetori është data kur në të gjithë botën shënohet “Dita Botërore e Ecjes”.


    Një aktivitet i tillë do të shënohet edhe në Prishtinë nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me komunat e Kosovës.

    Ky aktivitet do të fillojë në ora 11:00, njofton KOK-u

    Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me komunat shënon 4 tetorin – Ditën Botërore të Ecjes.

    Dita Botërore e Ecjes shënohet në tërë botën, ndërsa mbahet në bashkëpunim me organizatën TAFISA.

    Qëllimi i këtij aktiviteti është që sa më shumë pjesëmarrës ta shënojnë këtë ditë duke ecur.

    Aktiviteti kryesor mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku KOK në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do ta bëjnë hapjen e këtij aktiviteti, kp. Hapja bëhet në ora 11:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!