×
  • Extra
  • Extra

    Shitet delja më e shtrenjtë në botë

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 22:25

    Është shitur delja më e shtrenjtë në botë.


    Ajo është me prejardhje nga Holanda. Kjo dele u shit të enjten në një treg skocez nga menaxheri i një ferme.

    367.500 funta ose 412 mijë euro, është shitur dhe besohet se aktualisht është delja më e shtrenjtë në botë.

    Delet Texel janë dele shumë të rralla dhe sigurisht, tejet të shtrenjta. Njihen edhe sikur dele muskuloze. Kryesisht gjenden në Mbretërinë e Bashkuar.

    Çmimi i parë ishte 10,000 funta por kërkesa e madhe për ta blerë në ankand ngriti shpejt çmimin, njofton BBC.

    Delja mban emrin Double Diamond, dhe tash pronar i saj është në person nga Manchesteri që quhet Jeff Aiken. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!