Një derr që pikturon, i quajtur Pigcasso, i cili ishte shpëtuar pak kohë para therjes, ka shitur një pikturë abstrakte për një çmim marramendës prej 20.000 funtesh.
Piktura e quajtur “Wild and Free”, u ble të hënën, disa orë pasi doli në shitje. Ajo u ble nga një gjerman i quajtur Peter Esser, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Express.
Shitja e pikturës së bërë nga derri e theu rekordin e mëparshëm për një vepër arti të një kafshe, të vendosur nga shimpanze Congo më 2005, kur çmimi ishte 14.000 funte.
Derrit iu nevojitën disa javë për ta bërë pikturën me çmim rekord. Kjo kafshë ka bërë qindra piktura në pesë vitet e fundit, pasi ishte shpëtuar nga therja nga pronarja Joanne Lefson.
Pas përfundimit të pikturës, vepra u publikua në rrjete sociale dhe u shit brenda 72 orëve. “Pati interesim të konsiderueshëm”, tha pronarja e derrit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.