Shkencëtarët kinezë kryen një veprim të papritur duke klonuar një qen të përfshirë në zgjidhjen e 12 rasteve të vrasjeve, duke shpresuar se ai do të vazhdonte shërbimin e tij të suksesshëm në forcën policore, shkruan AP. transmeton Reporteri.net.
Qeni Huahuangma ka qenë i përfshirë në hetimin e më shumë se 20 rasteve penale dhe autoritetet shpresojnë se kloni do të ketë gjithashtu një gjen të shkëlqyer që do të kalojë nga brezi në brez. Klonimi u bë nga kompania “Sinodzin”.
Megjithëse ky është një rast shumë i pazakontë klonimi, kjo nuk është hera e parë që qentë policorë që kanë qenë në shërbim janë klonuar me rezultate të jashtëzakonshme. Gjegjësisht, në vitin 2007 në Korenë e Jugut, qeni i parë u klonua dhe që nga viti 2011 njësitë ushtarake të elitës përdorin labradorin e klonuar për sigurimin e Aeroportit Incheon Seul.
Kompania zhvilloi projektin e klonimit në bashkëpunim me Universitetin e Bujqësisë, Junan dhe Ministrinë e Sigurisë Publike./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.